
Besëlidhja do ta luajë ndeshjen gjysmëfinale si pritës në stadiumin "Zeqir Ymeri" të Kukësit. Burime për newsport.al bëjnë me dije që skuadra lezhjane ka arritur akordin me kampionët e dimrit për të zhvilluar takimin si pritës në stadiumin e tyre.
Komisioni i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit vendosi që impianti i lezhjanëve të mos pranohej për ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Ndaj drejtuesit lezhjanë janë detyruar të gjejnë një stadium tjetër për gjysmëfinalet, shorti për të cilat do të hidhet nesër.
Poll