
Milan ka zyrtarizuar transferimin e Divock Origi. Sulmuesi belg ishte përfolur prej kohësh që do ishte afrimi i kuqezinjve në radhët e sulmit, ndërsa gjithçka është kryer ditën e sotme.
Kontrata e nënshkruar me Origin është e vlefshme deri në verën e vitit 2026. Kujtojmë se 27- vjeçari vjen me parametra zero pas aventurës me Liverpool, pjesë e të cilit ishte nga viti 2014, nga ku një pjesë të mirë të sezoneve e kaloi në huazim
Kujtojmë se belgu luan dhe për përfaqësuesen e Belgjikës, ku ka gjetur rrugën e rrjetës 3 herë, në të cilat 1 në Botërorin e Brazilit 2014. Milan po punon për sezonin e ri, teksa objektiv kryesor mbetet mbrojtja e titullit kampion.
Poll