
Skuadra e Vllaznisë e basketbollit ka emëruar Nikolay Gospodinovin si trajnerin e ri të tij. Bullgari mbërriti sot në Shkodër ku ndoqi një seancë stërvitore të skuadrës dhe ambjentin e Pallatit të Sportit "Qazim Dervishi". Ai është bindur menjëherë për të marrë drejtimin e skuadrës kuqeblu.
Gospodinov do të merret dhe me rindërtimine Akademisë së Basketbollit të Vllaznisë, objektiv i parashtruar nga presidenti Alban Xhaferi.
Pasi ia doli t'i shpëtonte rënies nga Superliga e basketbollit, te Vllaznia po nisin projektin për një ekip ambicioz dhe konkurues për sezonin e ri.
Poll