ZYRTARE/ Manchester City nuk ndalet, kampionët e Europës firmosin me yllin kroat
Shkruar nga NEWSPORT
Manchester City ka firmosur me Mateo Kovacic i cili tashmë është lojtari më i ri i kampionëve të Europës. Lajmi qarkullonte prej javësh por shtë vetë klubi anglez që zyrtarizon gjithçka me një postim në rrjete sociale.
Kovacic bëhet afrimi i parë i “Qytetarëve” pas fitimit të tripletës dhe do të jetë një zëvëndësues direkt i Ilkay Gundogan që u largua drejt Barcelonës. City pagoi 25 milionë euro në arkat e Chelsea plus 5 të tjera që do të shkojnë në formë bonusesh.
Pep Guardiola fiton kështu një mesfushor polivalent dhe me eksperiencë si në Premier League, ashtu edhe në Champions League teksa ka fituar tashmë dy trofe me Realin dhe Chelsea.