Redi Veriu ka zgjedhur të vijojë karrierën te Besa në Kategorinë e Parë. Sulmuesi 22 vjeçar është në pronësinë e Kukësit, teksa edhe sezonin e shkuar luajti në huazim, te Turbina.
Kavajasit kanë zyrtarizuar sulmuesin, teksa kryeqytetasi do jetë një vlerë e shtuar për skuadrën që drejtohet nga Gugash Magani. I dalë nga moshat e Tiranës, Veriu ka luajtur edhe për Partizanin B dhe Kukësin U-21.
“Sulmuesi vjen ne formen e huazimit nga K.F Kukesi dhe pritet te jete nje vlere e shtuar per ekipin tone”, njofton Besa.

Poll