
Espanyol ka zyrtarizuar këtë të premte shkarkimin e Vicente Morenos si trajner i bardhebluve. Lajmi i cili u bë me dije nga mediet në Spanjë, ishte në pritje të konfirmimit zyrtar, i cili ka ardhur në formën e një deklarate nga Espanyol.
Së bashku me Vicente Moreno, është shkarkuar edhe Joaquín Pérez Rufete, i cili deri më tani ishte drejtor sportiv i klubit. Rufete u akuzua nga një pjesë e madhe e tifozëve të Espanyol, të cilët e cilësuan atë si përgjegjës për shumë vendime të gabuara në merkato.
Skuadra ku bën pjesë edhe Keidi Bare luan nesër me Valencian, me shqiptarin që është i dëmtuar dhe ka mbyllur sezonin. Dy ndeshje nga fundi i La Liga dhe shtatë pikë larg zonës së ftohtë, katalanasit e kanë shpëtuar sezonin duke nisur nga ndryshimet.