Ermir Rezi ka firmosur me Ulpiana në Superligën e Kosovës për një sezon. Mesfushori ishte pjesë e Kastriotit sezonin e kaluar dhe pas mbylljes së sezonit vendosi të largohej, ndërsa tani do të nisë një aventurë të re në Kosovë.
Rezi bëhet goditja e dytë e Ulpiana në merkato pasi ditën e sotme, skuadra kosovare prezantoi edhe ish lojtarin tjetër të Kastriotit, Silvestër Shkalla. Që të dy lojtarët do të jenë sërish shok skuadre, por këtë herë në kampionatin kosovar.

Poll