
Andi Hoti ka rinovuar kontratën me Interin deri në 2024. Mbrojtësi shqiptar është bashkuar me skuadrën e parë në këtë fazë përgatitore dhe drejtuesit e klubit duken të bindur të aftësitë e tij dhe sot lojtari ka firmosur kontratën e parë si profesionist me zikaltërit.
Ka qenë vetë 18-vjeccari që ka bërë me dije rinovimin deri në 2024 me Interin, ndërsa shpreson që shumë shpejt të jetë pjesë e skuadrës së parë edhe si protagonist. Hoti është pjesë e moshave të Kosovës ku ka zhvilluar dy ndeshje U17 dhe pritet që të bashkohet me U21 ose ekipin e parë.
Poll