Labëria ka prezantuar afrimin e Endrit Cakos, Matheus de Paula dhe Xhuliano Mirani. Kështu klubi i Kategorisë së Dytë mban fjalën, pasi disa ditë më parë zyrtarizoi 8 lojtarë dhe paralajmëroi afrimin e 3 të tjerëve me eksperiencë, gjë që ndodhi sot.
Portieri Endrit Cako vjen pas aventurës me Apoloninë. Në anën tjetër sulmuesi brazilian de Paula ka luajtur me Besën në Shqipëri dhe Vushtrinë në Kosovë, për t’ju bashkuar Labërisë për sezonin e ardhshëm ku do tentohet ngjitja në Kategorinë e Parë.
Sulmuesi tjetër që ka nënshkruar është Xhuliano Mirani, të cilit i kishte mbaruar kontrata. Labëria i fillon më 1 gusht përgatitjet. Rindërtimi i skuadrës dhe ardhja e trajnerit Besmir Shabani në krye pritet të sjellin ndryshime të rëndësishme.
“LABERIA ZYRTARIZON AFRIMET E E FUNDIT!
Laberia ka prezantuar sot ne ambientet e Kompleksit Sportiv Laberia 3 lojtare me eksperience te cilet pritet te ndihmojne Laberine për te ngritur ne kategorine e pare.
Ish-portjeri i Apollonise, Endrit Cako, sulmuesi Brazilian Matheus de Paula qe ka luajtur me Besen e Pejes dhe Vushtrine ne Superligen Kosovare, dhe rikonfirmimi nga viti i kaluar, Xhuliano Mirani do ti bashkohen ekipit me daten 1 Gusht Kur pritet te filloj faza pergatitore për sezonin e ri.
FORZA LABERIA!!!”, shkruan klubi i Labërisë në rrjetet sociale.


