
Nuno Espirito Santo do të largohet nga drejtimi i Wolves. Lajmi është bërë i ditur nga klubi anglez, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Tekniku 47 vjeçar do të zhvillojë takimin e fundit në pankinën e "Ujqërve" këtë fundjavë, ndaj Manchester United. Pavarësisht se kontrata skadonte në 2023, është parë e rrugës të ndërpritej marrëdhënia.
Santo është pjesë e Wolves që nga viti 2017, teksa më parë ka qënë "timonier" edhe i Porto, Valencia, Rio Ave dhe Panathinaikos. Ai do kërkojë një aventurë të re, me teknikun që e mbyll këtu bashkëpunimin me klubin anglez.
Poll