
Nicolas Tagliafico nuk do të largohet nga Ajax. Mbrojtësi argjentinas ishte një nga më të kërkuarit në merkato, por ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Hollandë. Ditën e sotme Tagliafico ka rinovuar deri në 2023 me Ajax duke mbyllur përfundimsht zërat për një largim të tij.
Njoftimi është bërë nga vetë klubi holladez në faqen zyrtare teksa bën me dije se argjentinas ka firmosur për 3 sezone të tjera. Tagliafico ishte pjesë e skuadrës që shkoi deri në gjysmëfinalen e Championsit, ndërsa është ndër të paktët që ka mbetur ende te Ajax.
#Level2023 =
— AFC Ajax (@AFCAjax) December 4, 2020
Leave a message for @nico_taglia below! pic.twitter.com/HUfRBbCz4O
Poll