Uerdi Mara nuk do të jetë më pjesëe e ekipit të Keciorengucu në Turqi. Mesfushori ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me ekipin turk, për të nisur një të re në Gjeorgji me “gjigantët” e Dinamo Batumit.
Ish-i i Skënderbut është transferuar te Dinamo si një lojtar i lirë, pasi mbylli bashkëpunimin me turqit. Ndërsa përveç Skënderbeut dhe Keciorengucu ka luajtur për pak kohë edhe në Bullgari me ekipin e Beroe.
Teksa lajmin për transferimin e mesfushorit 25-vjeçar e kanë bërë të ditur vetë kampionët e Gjeorgjisë së Dinamo Batumit me anë të një postimi në faqen zyrtare.
“Transferimi i ri. Nga sezoni i ri, mesfushori 25-vjeçar Uerdi Marad do të luajë për skuadrën tonë”, shkruan Dinamo Batumi.