Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Humbja e turpshme në Champions League, klubi i Bundesligës shkarkon trajnerin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Humbja e turpshme në Champions League, klubi i Bundesligës
  RB Leipzig bën me dije se ka shkarkuar trajnerin Domenico Tedesco. Humbja 1-4 mbrëmjen e djeshme nga Shakhtar Donetsk në grupet e Champions League, ka bërë që drejtuesit të marrin vendimin drastik. Klubi i Bundesligës ka konfirmuar gjithçka në rrjetet sociale, duke treguar se trajneri i ri do prezantohet së shpejti. Bashkë me Tedesco janë larguar edhe ndihmësit e tij. “RB Leipzig ka ndarë rrugët me Domenico Tedesco me efekt të menjëhershëm. Nga klubi janë larguar edhe ndihmës trajnerët Andreas Hinkel dhe Max Urwantschky. RB Leipzig do të shpallë pasardhësin e tij në kohën e duhur”, thuhet në njoftim. Paraqitjet e dobëta në Bundesligë dhe humbja e djeshme i vunë vulën të ardhmes së trajnerit Tedesco.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga