Klodian Arbëri nuk është më trajneri i Vorës. Lajmin e konfirmon vetë klubi me një postim në rrjete sociale. Vendimin për largimin e tij e ka marrë vetë trajneri që ka dhënë dorëheqjen pas humbjes së djeshme ndaj Burrelit.
Arbëri kërkoi takim me presidencën e klubit ku njoftoi vendimin e tij që u pranua nga drejtuesit. Vora tani do të duhet të gjejë timonierin e ri që do të jetë i treti për këtë sezon, të cilën e nisën me Mërgjyshin.
“I pakënaqur me rezultatin e ndeshjes së djeshme, trajneri Klodian Arberi sot kërkoi takim me Presidencën e klubit për ofruar dorheqjen e tij. Pas shumë diskutimiteve kryesia e klubit i ofroj trajnerit mbështetje për vazhdimin e rrugëtimit drejt synimit të klubit por që trajneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektoj vendimin e trajnerit Klodian Arberi për të ja pranuar dorëheqjen. Faleminderit Klodian Arbëri”, njofton klubi.