
John Terry e ka mbyllur me Aston Vilan. 40-vjeçari për 3 sezone ka qenë asistent i trajnerit Dean Smith, ndërsa ka vendosur të largohet pasi dëshiron të jetë trajneri i parë. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare.
"Ka qenë një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të kisha kaluar këto tre vitet e fundit në Aston Villa, por unë mendoj se tani është koha e duhur për të marrë vendimin jashtëzakonisht të vështirë për të lëvizur përpara", ka thënë Terry. Ish mbrojtësi i Chelsea është në pritje të ofertave dhe shumë shpejt pritet që të zbulohet se cila do të jetë skuadra e tij e re.
Aston Villa can confirm that John Terry has left the club.
— Aston Villa (@AVFCOfficial) July 26, 2021
Thank you and all the best for the future, JT.