Gjithçka është zyrtare. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ka firmosur kontratë me skuadrën e njohur nga Gjermania. Leart Paqarada do të largohet nga FC St. Pauli në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë, ndërsa ka zgjedhur të nis një aventurë të re më skuadrën e Bundesliga 1.
Me skuadrën e Koln, Paqarada ka nënshkruar deri më 30 qershor të vitit 2026, ndërsa ngjitet kështu nga Bundesliga 2 në 1. Kujtojmë se te Koln ka luajtur edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptar Mërgim Mavraj.
Dardani kaloi te St. Pauli nga SV Sandhausen në vitin 2020, ku tërhoqi vëmendjen me dhjetë asistime dhe dy gola në sezonin 2021-2022. Në sezonin aktual 28-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka dhënë katër asistime në 15 ndeshje deri më tani.
New boy in town
Leart Paqarada wechselt zur neuen Saison ablösefrei vom FC St. Pauli zum #effzeh. Der Linksverteidiger hat einen Vertrag bis 30. Juni 2026 unterschrieben.
Wir freuen uns schon auf dich, Leart! pic.twitter.com/1lBc29MYHE
— 1. FC Köln (@fckoeln) January 23, 2023