Chelsea do të përfitojë 4 milionë paund, rreth 4.6 milionë euro nga Fulham sipas klauzolës për huazimin e Armando Brojës.
Blutë e Londrës kishin përfshirë një klauzolë specifike në marrëveshjen me Fulham, ku këta të fundit ishin të detyruar të paguanin këtë shumë në rast se Broja nuk do të luante 10 ndeshje si titullar deri në fund të sezonit.
Broja nuk ishte pjesë e skuadrës së Fulham në ndeshjen e sotme të fituar 3-0 me Tottenham dhe në këtë mënyrë, nuk ka më mundësi të luajë 10 ndeshje si titullar deri në fund të sezonit.
Bomberi shqiptar do të rikthehet te Chelsea në verë dhe do të diskutojë të ardhmen e tij me klubin ku është nën kontratë.