
Flamurtari nuk ndalet në merkato. Kuqezinjtë do të luajnë në Kategorinë e Dytë këtë sezon dhe kërkojnë të largohen sa më shpejtë për t'u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Sot, Flamurtari ka prezantuar edhe afrime të tjera në merkato. Aladin Sallaku dhe Alked Çelhaka janë dy lojtarët e rinj që firmosin me Flamurtarin dhe janë prezantuar nga klubi përmes rrjeteve sociale.
Sallaku vjen nga skuadra e Torpedo në Gjeorgji, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me ekipe si Turbina, Bylis, Besa dhe Apolonia. Celhaka vjen nga skuadra e Egnatias dhe më parë ka luajtur me Tiranën, Laçin dhe Besën. Që të dy lojtarët ndodhen në Vlorë dhe do të nisin menjëherë punën me skuadrën e Flamurtarit.
Poll