Erzeni i Superiores ka filluar të marrë fytyrë të re. Kështu pasi u deshën 19 vite për të qenë pjesë e elitës së futbollit shqiptar, shijakasit do tentojnë të qendrojnë mes më të mirëve. Për këtë klubi që vjen si nënkampion i Kategorisë së Parë, ka zyrtarizuar në orët e vona të së martës, afrimin e 6 lojtarëve.
Bëhet fjalë për Dren Gashin, Gëzim Krasniqin, Dashamir Xhikën, Fernandihon(vjen nga kampionati grek), Ardit Peposhin dhe Klevis Hasanbelli. Kujtojmë që Krasniqi, Xhika e Peposhi më parë kanë luajtur dhe për Partizanin, duke i dhënë kështu klubit eskperiencën e nevojshme për Abissnet Superiore.






Galeria fotografike ()
Poll