Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Zyrtare/ Donjet Shkodra përforcimi i radhës në mesfushën vlonjate

Shkruar nga NEWSPORT
Zyrtare/ Donjet Shkodra përforcimi i radhës në mesfushën

Gugash Magani, trajneri i Flamurtarit duket se problem kryesor për merkaton e verës ka pasur merkaton. Pas afrimit të japonezit Masaki Iinuma dhe malazezit Balsa Radoviç, sot është një tjetër lojtar, por ky i fundit mund të luajë lehtësisht në Superiore pasi është me pasaportë kosovare.

Bëhet fjalë për Donjet Shkodrën, lojtari i lindur në prishtinë dhe rritur në futbollin belg. Ai është 27 vjeç dhe luan si mesfushor qendre, por edhe në rolin e sulmuesit të dytë. Burime informative pranë kuqezinjve në Vlorë bëjnë me dije se është arritur akordi mes palëve dhe se tashmë Shkodra mund të quhet blerja e radhës për Flamurtarin.

Sezonin e fundit kosovari Shkodra e ka luajtur me Deinze në Kategorinë e Parë në Belgjikë, ndërsa kjo skuadër ra në një kategori më poshtë në fund të sezonit.

https://www.youtube.com/watch?v=BUYaCNCeW-4

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga