Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Zyrtare/ Braziliani i Partizanit firmos për një skuadër surprizë

Shkruar nga NEWSPORT

Filipe Gomes Ribeiro zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Braziliani, që pjesën e dytë të sezonit 2015-2016, luajti për skuadrën e kuqe, ka firmosur për ekipin e Padovës në Itali. Në garë për të patur Filipe Gomes Ribeiro në skuadër ka qenë edhe Perugia, por në limitet e fundit Gomes ka arritur të firmosë me Padovën. Brenda disa ditësh do të bëhet edhe zyrtarizimi i tij. Gomez erdhi te Partizani në gjysmën e dytë të sezonit duke qenë menjëherë në formacionin titullar.

[caption id="attachment_9792" align="alignleft" width="300"]Gomez Gomez[/caption]

Megjithëse nuk arriti të shënojë për skuadrën kryeqytetase, braziliani fitoi shumë shpejt simpatinë e zjarrtë të tifozërisë së kuqe. Ai luajti në qendrën e mesfushës duke bërë rolin e organizatorit. Drejtuesit e kuq shpresonin që braziliani do të ishte përsëri i gatshëm për skuadrën e Partizanit, por kjo gjë nuk ka ndodhur pasi ai ka firmosur me ekipin e Padovës në Itali.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga