
Besiktasi vazhdon të bëjë një merkato mjaft efektive. Pas afrimit në ekip të Amartey nga Leicester dhe Rebic nga Milan, klubi turk ka bërë një tjetër goditje.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Besiktas ka prezantuar si afrimin më të fundit të ekipit, ish-mesfushorin e Arsenal, Alex Oxlade-Chamberlain. Mesfushori anglez është aktivizuar tek “Topçinjtë” nga viti 2011-2017, para se të transferohej tek Liverpool.
Chamberlain largohet nga ekipi i Jurgen Klopp pasi i përfundoi kontrata dhe u bashkua me Besiktas me parametra zero.
Galeria fotografike ()
Poll