
Thiago Alcantara rinovon me Bayern Munchen deri në 2021. Mesfushori spanjoll ka hedhur firmën në kontratën e re në prezencën e drejtuesve të klubit bavarez, ndërsa ka deklaruar se nuk do të largohet nga Mynihu deri sa të fitojë Champions League.
"Dëshiroj të fitoj sa më shumë ndeshje dhe tituj me Bayern Munchen. Erdha këtu 4 vite më parë, por nuk e kisha menduar se mund të qëndroja kaq gjatë.
Unë jam i lumtur që bëj pjesë në skuadrën e Bayern-it, në këtë klub të madh dhe me një tifozëri të mrekullueshme.
Ndihem shumë mirë në Mynih. Familja ime gjithashtu ndihet shumë mirë në Mynih, gjithçka është perfekte.
Dua të fitoj Champions League-n me Bayern-in. Do qëndroj këtu deri sa t'ia kem arritur këtij synimi", deklaroi Thiago Alcantara pas rinovimit me klubin bavarez. / NEWSPORT.AL/