
Ezgjan Alioski nuk është më futbollisti i Leeds United në Premier League. Qysh prej verës së 2017, shqiptari i Maqedonisë së Veriut ka qenë pjesë e klubit të Leeds, duke bërë paraqitje të mira. Bisedimet për rinovim nuk kanë shkuar si duhet, me klubin e Premier League që njoftoi në rrjetet sociale mbylljen e marrëveshjes.
Tanimë Alioski është në shqyrtim të ofertave, me klubet turke që janë në kërkim të anësorit të sulmit. 29 vjeçari ka zhvilluar 171 ndeshje me fanellën e Leeds, duke shënuar 22 gola. Si lojtar i lirë, Alioski është në kërkim të ekipit të ri, duke qenë i dëshiruar në Turqi.
Poll