Jurgen Peqini nuk është më pjesë e Tërbunit. Pas vetëm gjashtë muajve në Pukë, 23 vjeçari është në kërkim të një tjetër aventure. Janë vetë pukjanët që konfirmojnë largimin e sulmuesit nga Elbasani.
Në një sezon, Peqini ka qenë pjesë e Llapit, Besës, Erzenit dhe Tërbunit, teksa me kosovarët zgjidhi gjithçka me konsensus pa luajtur. I dalë nga moshat e Elbasanit, sulmuesi ka luajtur edhe për Teutën në 2019.
Njoftimi:
Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët Pukjanë se ka ndërprerë bashkpunimin me sulmuesin 23 vjeçar, #JurgenPeqini pas gjashtë muajve. TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë e falenderojnë Jurgenin për gjithçka çfarë ka dhënë për fanellen tonë dhe i urojmë suksese të mëtejshme në karriere! Gjithashtu Peqini dëshiron të falenderojë të gjithë tifozët Pukjanë për mbështetjen e dhënë në këto gjashtë muaj duke u shprehur se ka qënë një eksperiencë e mirë për të! ”Dy ngjyra një emër, TËRBUN të kam në zemër”…
