Federata Shqiptare e Futbollit dhe Bashkia e Shkodrës kanë nisur që të komunikojnë në mënyrë zyrtare sa i përket stadiumit "Loro Boriçi". Sipas një dokumenti zyrtar të firmosur nga kreu i FSHF-së, ai i ka kërkuar kryebashkiakes Voltana Ademi që FSHF-ja të marrë për 10 vite në administrim stadiumin.
Kjo gjë është folur prej kohësh, pasi bashkia e qytetit verior nuk ka mundësi financiare që të përgjigjet për impiantin e rikonstruktuar për të cilin nevojiten 30 milionë lekë të reja në vit për mirëmbajtjen.
Në këtë letër të akt-marrëveshjes mes palëve thuhet se 100% të administrimit të biletave të ndeshjeve të kombëtares do t'i marrë FSHF-ja, ndërsa në ndeshjet e Vllaznisë, 60% do t'i marrë FSHF-ja dhe 40% bashkia si pronare e klubit.
Tashmë mbetet nëse kjo akt-marrëveshje do të firmoset nga ana e Bashkisë Shkodër, pasi FSHF-ja është përpiluesja e këtij dokumenti.
[caption id="attachment_51926" align="aligncenter" width="652"] Faksimile e akt-marreveshjes[/caption]