Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZV/Trajneri i Kastriotit besimplotë: Do të mbijetojmë, ja përse zëvëndësuam Rezin

Shkruar nga NEWSPORT
ZV/Trajneri i Kastriotit besimplotë: Do të mbijetojmë, ja

Kastrioti u mund 1-2 nga Teuta, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Menjëherë pas takimit për mediet ka folur trajneri momental i krutanëve pas pezullimit të Ndreut, Shkëlzen Rustami. Ai tha se ekipi nuk po kalon një gjëndje të mirë, por situata do përmirësohet dhe mbijetesa do arrihet.

"Lojtarët e Teutës kanë eksperiencë. U munduam të ruheshim shumë mbrapa. Në fund të pjesës së parë, morëm një gol. Pjesën e dytë kishim zëvëndësime të detyrueshme. Mungesa e Da Silva na shqetëson. Rëndësi ka që djemtë të reagojnë dhe djemtë në fund të arijnë objektivin e qëndrimit në Superiore. Me qetësi do e kalojmë këtë situatë.

Da Silva u bë javë që është dëmtuar. Zëvëndësimi i Rezit u bë për t'i dhënë freski lojës. Nuk është e thënë që shënoi dhe nuk duhet të zëvëndësohet. Paraqitja e të riut mund të lërë për të dëshiruar. Ne e vlerësuam kështu si staf" - Tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga