Monday, March 27, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home OPINION

Zoti Rama, ambasadorët e futbollit s’kanë nevojë për pasaporta

28.06
in OPINION
Reading Time: 3 mins read
0 0
A A
0
Zoti Rama, ambasadorët e futbollit s’kanë nevojë për pasaporta
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anila Basha
Nuk ka paqe te politika derisa të rrëmbejë fitoren e djemve të kombëtares shqiptare ditën e djeshme me Rumaninë, apo të rrëmbejnë entuziazmin e miliona shqiptarëve anembanë botës për këtë ngjarje historike të futbollit shqiptar. “Forca shqipe” e përdorur nga kryeministri, apo “Para shqipe” siç shkruan kreu i opozitës, nuk janë slogane që çojnë përpara ëndrrën e shqiptarëve për kualifikimet në këto Euro2016. 11 djemtë në fushë, dhe 11 të tjerët jashtë saj, nuk janë vetëm herojtë e mbrëmjes së djeshme, janë heronjtë e Shqipërisë. Atë që politikanët nuk arrijnë ta bëjnë 26 vite me radhë, këta çuna, e realizuan me zemër dhe me dëshirë. Sepse, kaq pak sa është investuar për sportin në tërësi gjatë këtyre viteve, vështirë se do t’ua shkundë petkun e pluhurosur nga harresa e viteve kaluar sherresh banale politike, vendimmarrësve të këtij vendi. Dhe këtu dalim te problemi: Ata djem nuk kanë nevojë për pasaporta diplomatike. Janë ambasadorët e padeklaruar zyrtarisht. Ata janë lojtarë që luajnë në Evropë e botë prej vitesh, dhe nuk kanë nevojë për të mos kaluar në pikat e kontrollit kufitar apo sallat VIP të aeroporteve me nje dokument te ndryshëm nga shqiptarët e tjerë. Pasaportat diplomatike le t’ua lëmë atyre që kanë për detyrë të rregullojnë imazhin që prish politika e pagdhendur ngecur deklaratave, presjeve, “edhe”-ve, “ose”-ve e gjithçka tjetër. Ata djem dhe stafi i tyre mbështetës, duke filluar nga kreu i Federatës, trajneri Gianni de Biassi dhe me radhë të gjithë lojtarët sot janë në qiellin e shtatë; nesër do të zbresin në aeroport, tapetin shtruar kuq e zi, makina veshur me flamur dhe njerëz që ndihen krenarë për ta dhe do të rifillojnë aktivitetin njëlloj si më parë, jashtë, apo larg këtij kompeticioni normal. Por do ta gjejnë veten këtu mes diskutimesh, ku trajnerët (jo vetëm të futbollit) vrasin ditën duke lypur lekët e prindërve për të trajnuar fëmijët e tyre në orare jashtë mësimit; në futboll, në basketboll, në volejboll, vrapim, mundje, boks etj. Do vijnë në terrenin shqiptar, ku mungon infrastruktura serioze për të nxjerrë dhe gjeneruar talentet e reja që do të marrin stafetën. Sepse investimi nuk bëhet në fundoren e vet, në dy apo tre stadiumet kryesore (që gjithsesi është gjëja e duhur), por fillon nga shkollat, palestrat, sallat e forcës, terrenet sportive të qyteteve, dhe jo vetëm për futbollin. Këta djem do të vijnë në Shqipëri apo në vendet ku luajnë, dhe do të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë: të luajnë futboll. Por nuk e dinë se ende ka diskutime në vend për “Ligjin për Sportin”, i cili është bërë e ribërë disa herë dhe askush nuk i vendos dot pikat mbi “i” për shkak të debateve ku politika dhe biznesi herë bashkohen e herë ndahen sa herë i vjen për shtat njërës apo tjetrës palë. Aty ku fillon diskutimi për privatizimin e klubeve, aty interesat katapultohen sa në klube të majta, aq edhe në të djathta. Në fund, futbolli vuan. Ka nevojë për politika të reja për sportin, atë që u premtua me “programin e rilindjes së sportit” dhe që deri tani, nuk ka ecur ashtu siç pritej e parashikohej. Premtimet për një sport cilësor, për vëmendje të qeverisë ndaj talenteve, për një edukim të shëndetshëm që nga kopshti, për vendosjen e specialistëve të sportit në çdo drejtori rajonale arsimore nuk janë bërë. E ndoshta është koha, që në këtë fazë kur futbolli rihapi debatet dhe diskutimet se çfarë mund të bëhet më tepër, le të fillojë puna për krijimin e terrenit të ngritjes së veprimtarive sportive. Sepse, jo gjithçka preket vetëm nga euforia e momentit pa politika afagjate. Ah dhe një gjë të fundit, Kombëtarja e vajzave në Volejboll, arriti në fundjavë një fitore historike me Poloninë, 3 me 2, me sete. Vajzat e trajnerit Altin Mërtiri sfiduan me meritë Poloninë në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës. Por nuk pati për këto vajza asnjë status në facebook e rrjetet e tjera sociale; asnjë telefonatë me premtime; dhe asnjë titull në faqen e parë të gazetave. Ato vajza bënë një detyrë po aq të rëndësishme sportive sa edhe djemtë e kombëtares. Duhet t’ia kujtojë dikush kryeministrit, ministrit, kryetarit të opozitës, komisionit parlamentar të sportit, që t’u çojë edhe atyre një mesazh të fortë mbështetjeje.

Previous Post

Panik te kuqezinjtë, avioni i Kombëtares bën ulje të detyruar

Next Post

FOTO/ UEFA i mëson shqip gjithë botës

Të Lidhura

OPINION/ 570 ndeshje futbolli në javë, shteti Zeron futbollin për financime qokash!
KRYESORE

OPINION/ 570 ndeshje futbolli në javë, shteti Zeron futbollin për financime qokash!

17.02
OPINION/ Me yjet, për yjet, në Shkodrën e yjeve…
OPINION

OPINION/ Me yjet, për yjet, në Shkodrën e yjeve…

28.12
Të shohësh Angli-Francë në Ersekë
KRYESORE

Të shohësh Angli-Francë në Ersekë

11.12
OPINION/ Jepini Luizës 100 metra rrugë tani…
KRYESORE

OPINION/ Jepini Luizës 100 metra rrugë tani…

21.08
OPINION/ Partizani, Ledio Pano dhe puthadorët e presidentit
OPINION

OPINION/ Partizani, Ledio Pano dhe puthadorët e presidentit

27.07
Opinion/ Finalen e 25 majit e solli Duka në Tiranë, kurse Rama… autobusin
OPINION

Opinion/ Finalen e 25 majit e solli Duka në Tiranë, kurse Rama… autobusin

24.05
Përtej Armand Dukës, penalizimi “varrimi” financiar i Superiores e me radhë!
KRYESORE

Përtej Armand Dukës, penalizimi “varrimi” financiar i Superiores e me radhë!

22.03
OPINION/ Erdha, pashë dhe fitova!
OPINION

OPINION/ Erdha, pashë dhe fitova!

16.03
Load More
Next Post
FOTO/ UEFA i mëson shqip gjithë botës

FOTO/ UEFA i mëson shqip gjithë botës

Please login to join discussion










Të Fundit

Ndryshon axhenda e Superiores, shtyhet ndeshja e Bylisit dhe Partizanit

Vëmendja te kombëtarja, por FSHF-ja zbulon agjendën e javës 27 dhe 28. Orare të reja për sfidat

27.03
SPECIALE/ 10 arsye pse Shqipëria fiton sot në Poloni

SPECIALE/ 10 arsye pse Shqipëria fiton sot në Poloni

27.03
“Goditja ndaj Top Channel, akt terrorist”, drejtuesja e Newsport.al dënon sulmin ndaj medias dhe solidarizohet me kolegët

“Goditja ndaj Top Channel, akt terrorist”, drejtuesja e Newsport.al dënon sulmin ndaj medias dhe solidarizohet me kolegët

27.03
ZYRTARE/ 8 orë para ndeshjes Poloni-Shqipëri, UEFA “mbyll” stadiumin “PGE Narodowy” (ARSYEJA)

ZYRTARE/ 8 orë para ndeshjes Poloni-Shqipëri, UEFA “mbyll” stadiumin “PGE Narodowy” (ARSYEJA)

27.03
Në Poloni u “tremben” djemve tanë, mediat: Ndeshje për “jetë a vdekje”, Shqipëria nuk lë hapësira

Në Poloni u “tremben” djemve tanë, mediat: Ndeshje për “jetë a vdekje”, Shqipëria nuk lë hapësira

27.03
Kreu i Federatës së Brazilit nuk e fsheh më: Po, Carlo është i preferuari i lojtarëve dhe tifozëve

Kreu i Federatës së Brazilit nuk e fsheh më: Po, Carlo është i preferuari i lojtarëve dhe tifozëve

27.03
Ngjarja e rëndë në Top Channel/ Presidenti Duka: Organet e shtetit të zbardhin ngjarjen. Ngushëllime familjarëve të të ndjerit

Ngjarja e rëndë në Top Channel/ Presidenti Duka: Organet e shtetit të zbardhin ngjarjen. Ngushëllime familjarëve të të ndjerit

27.03
Skandal në Maqedoninë e Veriut, ultrasit e skuadrave e kthejnë në arenë boksi përballjen mes tyre

Skandal në Maqedoninë e Veriut, ultrasit e skuadrave e kthejnë në arenë boksi përballjen mes tyre

27.03

Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Newsport.al

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Menu

  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In