
Ndahet nga jeta në moshen 82 vjeçare ish trajneri i basketbollit pogradecar Stasi Vako. Njeriu qe gjithe jetën e kaloi në parketin e kësaj loje aq sa per vite të tëra e mbajti koshin e femrave liqenore mes skuadrave më të mira të vendit.
Që nga viti 1961 kur dhe ndërpret studimet e larta ushtarake në Ukrainë Stasi Vako do t’i përkushtohej vetëm basketbollit për ta bërë këtë sport më të ndjekurin në qytetin e tij. Edhe në kushte kur ekipi stervitej e luante në një kënd të vogël sporti.
Aty ku dolën shumë basketbolliste të talentuara. Gjatë jetës sportive Vako ka drejtuar edhe ekipin e meshkujve të Pogradecit ku dhe ka nxerrë lojtarë të cilët jo vetëm kanë luajtur me ekipet më të mira të vendit, por dhe kombetaret e basketbollit.
Me ikjen e "Tasit" basketbolli ka humbur trajnerin e njohur që mbeti një jetë të tërë aty në parket. Aq sa vitet e fundit kishte deshirë të sterviste edhe femijët e sportistëve më të cilët bëri historinë e basketbollit pogradecar. Sepse basketbollin e donte më shumë se gjithçka tjetër.
[gallery columns="2" size="full" ids="660691,660692,660690,660689"]