Ish-portieri i Real Madrid dhe kombëtares së Spanjës, Miguel Angel Gonzales ëhtë ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Legjenda e futbollit spanjoll vuante nga skleroza laterale amiotrofike, sëmundje të cilën e kishte zbuluar në vitin 2022.
Miguel Angle luajti për Realin për 18 sezone, gjatë viteve 1968 dhe 1986, duke fituar dy Kupa UEFA, 8 tituj të ligës spanjolle, 5 Kupa të Spanjës dhe një Superkupë. Ai gjithashtu luajti 18 ndeshje me fanellën e Spanjës në Kupat e Botës 1978 dhe 1982.
Pas karrierës së tij si lojtar, Miguel Angel mbajti role të ndryshme tek “Los Blancos”. Ai punoi si trajneri i portierëve, por edhe si drejtor i ish-kompleksit stërvitor Cidudad Deportiva.
Poll