
Korabi është rikthyer në Superiore pas plot 52 vitesh. Por ka ardhur me një qëllim të qartë, të jetë konkurrent i denjë për këtë kategori dhe jo thjesht për një shëtitje. Këtë e tregon dhe me merkaton e bërë. Vetëm ditën e sotme ka zyrtarizuar 11 lojtarë, futbollistë të cilët janë të njohur në kampionatin shqiptar.
Edhe një herë Korabi me në krye administratorin, Fehmi Mziu, po tregon që do të kërkojë të arrijë diçka më shumë se objektivi i vendosur, qëndrimi mes më të mirave. Skuadra dibrane ka siguruar financat, ka gjetur stadiumin, ka zyrtarizuar stafin teknik, dhe në këtë mënyrë ka marrë formën e një ekipi dinjitoz të Superiores.
Lista e lojtarëve të afruar ditën e sotme:
Dusko Dukiç - mbrojtës i djathtë
Sokol Mziu - mesfushor
Elvis Prenci - qendërmbrojtës
Danjel Jubani - mesfushor i djathtë
Vangjel Zguro - mesfushor
Fatjon Kiri - mesfushor
Meglid Mihani- mesfushor
Endrit Prenci - portier
Ervis Kraja - mesfushor
Rubin Nako - mbrojtës
Gabriel Mezini - mesfushor