Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Zi në futbollin botëror, ndahet nga jeta legjenda e Brazilit

Shkruar nga NEWSPORT
Zi në futbollin botëror, ndahet nga jeta legjenda e Brazilit

Është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare, legjenda e futbollit botëror dhe kryesisht atij brazilian, Mario Jorge Lobo Zagallo. Ish-futbollisti ka patur probleme shëndetësore vitet e fundit, teksa lajmi për ndarjen e tij nga jeta u dha mëngjesin e së shtunës.

I njohur si “Zotëria i Kupës së Botës”, Zagallo ishte një anësor i majtë, i cili ishte shumë i talentuar dhe tepër i ashpër. Zagallo luajti në ekipin e Brazilit që fitoi Kupën e parë të Botës në vitin 1958. Gjithashtu, 4 vite më vonë ai ishte protagonist në ruajtjen e këtij titulli.

Në vitin 1970, Zagallo drejtoi Brazilin, që asokohe ishte një nga Kombëtaret më të mira. Emrat në ekipin që drejtonte Zagallo ishin, Pele, Rivellino, Jairzinho, Tostato e shumë të tjera. Ata fituan Kupën e Botës të tretë për Brazilin në Meksikë.

Kjo bëri që Zagallo të ishte i pari që fitonte një kompeticion të tillë si lojtar dhe trajner. Më vonë, në vitin 1994, ai ishte ndihmës trajner i Carlos Alberto Parriera, kur Brazili fitoi titullin e katër në 1994 në Shtetet e Bashkua të Amerikës.

Si lojtar, Zagallo u aktivizuat vetëm me dy ekipe, Flamengon dhe Botafogon. Ndërsa si trajner, pos suksesit të madh me kombëtaren e Brazilit, ai drejtoi edhe Botafogon, Fluminesen, Kuvajtin, Flamengon, Al Hilal, Vasco de Gama, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga