
Aldo Teqja është lojtari më i ri që i është bashkuar Flamurtarit në këtë merkato vere. 28-vjeçari pasi mbylli huazimin me Bylizin u kthye te Partizanit, por demat nuk e kishin në planet e tyre për sezonin e ri.
Kërkesat për të nuk munguan, teksa Dinamo dhe Vllaznia tentuan ta bindnin lojtarin për të qëndruar në Superiore, por oferta e mbërritur nga Flamurtari dhe Sinan Idrizi ka bindur gardianin e portës t’iu bashkohet kuqezinjve.
Aldo Teqja ka nënshkruar me Flamuartarin një kontratë 2-vjeçare, teksa do të përfitojë 3 milionë lekë në muaj. Nuk përjashtohet mundësia të marrë edhe bonuse në rast të arritjes së objektivit kryesorë që është ngjitja në Superiore.
Poll