
Flamurtari luan sot një miqësore luksi në Slloveni. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gugash Magani do të përballet me ekipin El Jaish në orën 18:00 në Lienz. Kundërshtari i Flamurtarit është një nga ekipet më të mira të Superligës së Katarit dhe kjo miqësore do ti shërbej teknikut dhe stafit të tij për parë gjëndjen reale të skuadrës para sezonit të ri. Magani ka vendosur se cili do të jetë formacioni ndaj pritet me kureshtje se ccfarë do të bëj Flamurtari sot. Në portë do të luaj Argent Halili, ndërkohë që në mbrojtje Peqini do të marrë linjën e djathtë, Kuqi e Marku do të luajnë në qëndër ndërsa Franc Veliu në të majtë. Në mesfushë Radovicc do të luaj në të djathtë, Telushi dhe Shkodra në qëndër ndërsa Fazliu në të majtë. Sulmi do ti besohet dyshes Danilo Alvesh, Tomislav Bushicc. Skuadra është transformuar thuajse plotësisht ndërkohë që pritshmëritë këtë sezon janë shumë të larta.