
Klubi vlonjat është në kërkim të një portieri, pas largimit të Ilion Likës për te Tirana. Argent Halili nuk është konfirmuar nga drejtuesit, të cilët kanë studiuar tregun e huaj për të gjetur “gardianin” e ri të portës. Dhe ai pritet të jetë Miroslav Vujadinoviç, portieri nga Mali i Zi, i cili sezonet e fundit është aktivizuar me Laçin, ndërkohë që më parë ka mbrojtur edhe portën e Vllaznisë. Kjo është pista më e mundshme për Flamurtarin dhe së shpejti pritet të kemi zytarizimin. Flamurtari i ka bërë edhe më parë ofertë Vujadinoviçit. Tani duket se ka ardhur momenti, që palët të kenë një bashkëpunim mes tyre.
Poll