Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Zëvendësuesi i Ten Hag? Gareth Southgate flet për kalimin te United

Shkruar nga NEWSPORT
Zëvendësuesi i Ten Hag? Gareth Southgate flet për kalimin te

Erik ten Hag prej kohësh përflitet se do të largohet nga Manchtester United në fund të këtij sezoni. Në media po qarkullon ditët e fundit emri i Gareth Southgate si zëvendësuesi i mundshëm i holandezi.

Në lidhje me këto zëra ka folur vetë timonieri i Anglisë. Southgate e ka cilësuar si mungesë respekti që të flitet për një trajner tjetër ku në stol është dikush tjetër. 53-vjeçari është i prerë në deklaratën e tij.

“Ka dy gjëra sipas pikëpamjes sime. E para është se unë jam trajner i Anglisë, pra unë kam një punë, të mundohem të fitojmë Kampionatin Evropian dhe e dyta Manchester United ka një trajner.

Unë mendoj se është krejtësisht një mungesë respekti kur ka një trajner në stol. Unë nuk kam kohë për gjëra të tilla”, ka përfunduar anglezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga