
Trajneri i Chelseat, Tomas Tuchel sqaroi se përse e zëvëndësoi Hudson Odoin në ndeshjen ndaj Southampton pas vetëm 30 minutash lojë. Ai pohon se gjithçka kishte të bënte me një vendim të momentit, sa do e çuditshme le të dukej. Tuchel ka biseduar me lojtarin, për të mos e bërë të madhe.
"Ne vendosëm të flasim me të përpara të gjithë grupit sepse unë kisha arsyet e mia për ta bërë atë. Ishte vendimi i duhur? Unë nuk e di por ishte vendimi im në atë moment.Për ne në grup, ne folëm si një grup i tërë për të mos e bërë atë më të madhe se sa është sepse për ne nuk ishte një gjë e madhe. Unë e di që ndonjëherë mund të jetë dhe nganjëherë ju reflektoni pse e bëni atë, duhet të bëni sepse ndonjëherë media dhe familja mund ta bëjnë atë më të madhe se sa ishte menduar" - tha ai.