Eraldo Çinari është lidhur së fundmi me një rikthim te Patizani në Superligë. Sulmuesi i Samsunspor në Turqi është grumbulluar me ekipin e tij për ndeshjen e radhës, atë të raundit të 21 në Ligën e Parë turke kundër Balikesirspor që luhet të diel në 14:00 në Antalia.
Duket se klubi turk ka bërë prapakthehu, edhe pse më herët kërkoi largimin e Çinarit për shkak të numrit të të huajve në ekip. Forma e mirë e shqiptarit ka sjellë edhe këtë vendim, ndërsa ky grumbullim mund të shuajë zërat për të ardhmen e Çinarit.
Së fundmi në dritë doli edhe Shkëndija e Tetovës, që kërkoi shërbimet e 25 vjeçarit shkodran. Ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe Partizanit pak ditë më parë shënoi dopietë dhe dhuroi asist në fitoren e Samsunspor në miqësoren kundër Rapidit të Bukureshtit.