Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Zërat për rikthimin te Partizani, konfirmohet ekipi për Eraldo Çinarin

Shkruar nga NEWSPORT
Zërat për rikthimin te Partizani, konfirmohet ekipi për Eraldo

Eraldo Çinari është lidhur së fundmi me një rikthim te Patizani në Superligë. Sulmuesi i Samsunspor në Turqi është grumbulluar me ekipin e tij për ndeshjen e radhës, atë të raundit të 21 në Ligën e Parë turke kundër Balikesirspor që luhet të diel në 14:00 në Antalia.

Duket se klubi turk ka bërë prapakthehu, edhe pse më herët kërkoi largimin e Çinarit për shkak të numrit të të huajve në ekip. Forma e mirë e shqiptarit ka sjellë edhe këtë vendim, ndërsa ky grumbullim mund të shuajë zërat për të ardhmen e Çinarit.

Së fundmi në dritë doli edhe Shkëndija e Tetovës, që kërkoi shërbimet e 25 vjeçarit shkodran. Ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe Partizanit pak ditë më parë shënoi dopietë dhe dhuroi asist në fitoren e Samsunspor në miqësoren kundër Rapidit të Bukureshtit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga