Vora - Partizani
Partizani nuk ia doli që të arrinte objektivin “Final Four” në këtë sezon të Superiores, duke mbetur në vendin e pestë. Në krahun tjetër, Vora gëzoi duke siguruar mbijetesën.
Duke qenë se janë në ditë “pushimi”, këto dy ekipe kanë organizuar një ndeshje miqësore. Vora dhe Partizani do të përballen të premten e 22 majit në një duel miqësor, në stadiumin e Vorës.
Sfida do të startojë në orën 17:00, ndërsa dy skuadrat do të luajnë për të qëndruar në formë. Është vetë klubi vorak që ka njoftuar këtë miqësore përballë “Demave të Kuq”.
Poll


