Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Rënia nga Superiorja “turbullon” Flamurtarin! Të gjithë "lihen të lirë", klubi ia ofron rinovimin vetëm një futbollisti

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Rënia nga Superiorja “turbullon” Flamurtarin!
Flamurtari

Flamurtari mbylli sezonin që lamë pas në mënyrën më të keqe të mundshme. Vetëm një vit pas rikthimit në elitën e futbollit shqiptar, pra në “Abissnet Superiore”, vlonjatët u rikthyen në Kategorinë e Parë, madje si vend i fundit.

Investimet e presidentit të klubit, Sinan Idrizi, mesa duket nuk mjaftuan për të qëndruar në elitë. Ndërkohë që te klubi vlonjat nuk po kalohet një situatë aspak e lehtë, mësohet se idrizi ia ka ofruar rinovimin vetëm një futbollisti.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se oferta e zgjatjes së bashkëpunimit i është bërë vetëm Luciano Squadrones. Qendërmbrojtësi argjentias ka bindur me performancat e tij, pavarësisht se loja kolektive s’ka qenë në nivelin e duhur.

EKSKLUZIVE/ Rënia nga Superiorja “turbullon” Flamurtarin!
Luciano Squadrone

Mesa duket, të tjerët janë lënë të lirë për t’u larguar nga Flamurtari, me Sinan Idrizin që nuk është bindur me asnjë prej tyre gjatë sezonit të “dështuar” në Superiore.

Ndërsa kujtojmë se klubi vlonjat bëri edhe shitjen e parë në këtë merkato verore. Sulmuesi i talentuar, Erald Maksuti është shitur në Premier League ruse, aty ku do të bashkohet me skuadrën e njohur Akhmat Grozny.

Poll

Lexo gjithashtu