Lionel Messi edhe njëherë ka treguar se qëndron mes njerëzve të thjeshtë, duke siguruar 50 mijë vaksina kineze për futbollistët në Argjentinë dhe Amerikën Latine. Në prag të kompeticionit të Kupës së Amerikës së Jugut, ylli i Barcelonës ka siguruar vaksinat Sinovak, në një kohë kur covid-19 është përhapur shumë në jugun e Amerikës.
Me anë të tre fanellave dhuruar drejtuesve të Sinovak, është bërë e mundur negocimi dhe sigurimi I këtyre dozave. Vaksinimi do nisë në futbollin argjentinas në të gjitha ligat, teksa do përhapet më pas edhe në ligat e tjera të Amerikën Latine.
“Drejtorët e Sinovak shprehën admirimin e tyre për Lionel Messin, i cili me mirësi dërgoi tre fanella të nënshkruara për ta”, u shpreh në “Twitter”, kreu i Konfederatës së futbollit në Amerikën e Jugut, Gonzalo Beloso.