Përveç atyre që lindin binjakë, apo shumënjakë, të gjithë e kemi një dëshirë të madhe që të takojmë sozinë tonë në jetë. Shumë udhëtojnë, bëjnë kilometra për t'i takuar kur i shohin në rrjetet sociale në internet, ndërsa Armando Sadikut nuk i është dashur të shpenzojë shumë për ta takuar dhe për të shkrepur foto.
Pikërisht në mbrëmjen e organizuar në "Folie Terrace" në kryeqytet në ditën e ardhjes së kuqezinjve nga Franca, elbasanasi Sadiku ka arritur që ta takojë njeriun e ngjashëm me të. Madje, mësohet se i ka thënë: "Ua! Shih-shih sa ngjjajmë ne të dy". Djaloshi në fjalë është Erjol Shena me profesion barist pranë diskotekës në fjalë. Të dy kanë shkrepur foto së bashku, ndërsa nuk kanë munguar komentet e të gjithëve, të cilët kanë përshëndetur Sadikun pasi ka gjetur një kopje të tijën në Shqipëri.