
Neymar ishte shumë pranë transferimit te PSG. Këtë e ka konfirmuar agjenti i sulmuesit brazilian, Ëagner Ribeiro, i cili ka zbuluar se palët kanë qenë shumë pranë marrëveshjes. Madje ai ka deklaruar që drejtuesit e PSG-së ishin të gatshëm të paguanin edhe klauzolën e largimit të lojtarit të tij dhe t'i ofronin një pagë të majme.
“PSG ishte e gatshmë të paguante klauzolën e Neymar e cila kap shifrat e 190 milionë Eurove dhe futbollistit ti ofronte 40 milionë Euro në sezon. Sidoqoftë në fund Neymar vendosi të qëndronte te Barcelona. Dëshira e tij për të vazhduar aventurën te katalanasit është e madhe. Madje, ai ishte i gatshëm të paguhet dhe më pak vetëm për të qëndruar te blaugranët.”
Poll