
Mesfushori Shend Kelmendi nuk është më pjesë e skuadrës korçare, pasi marrëveshja mes Skënderbeut dhe Prishtinës, nga ku erdhi lojtari, është prishur. Në fakt, kishte një marrëveshje, sipas së cilës, kampionët e Shqipërisë duhej të paguanin një shumë të caktuar për të marrë lojtarin, që ishte në kontratë me Prishtinën. Por drejtuesit e klubit kosovar e rritën pazarin më vonë dhe kërkuan që të merrnin edhe një përqindje të kartonit të Kelmendit, gjë që nuk u pranua nga drejtuesit e Skënderbeut. Klubi korçar bëri me dije se lojtari nuk e bindi stafin teknik, ndaj dhe u largua, por e vërteta është se kushtet e e marrëveshjes ndryshuan.
Poll