Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Zbulohet objektivi i bardhebluve, Ze Maria kërkesë të veçantë lojtarëve

Shkruar nga NEWSPORT
Zbulohet objektivi i bardhebluve, Ze Maria kërkesë të

Tirana do të luajë sot në transfertë ndaj Naftëtarit në kuadër të javës së 12-të të kampionatit në Kategorinë e Parë. Bardheblutë e kryeqytetit kanë kaluar mbrëmjen e djeshme në Berat dhe sot do të udhëtojnë në Kuçovë duke përfituar nga distanca e afërt gjeografike.

Ze Maria u ka bërë të qartë të tijve në seancën e fundit stërvitore se nga kjo sfidë nuk do të dalë i mërzitur, kjo për faktin se është mundësia e artë për të "blindur" vendin e parë në tabelën e klasifikimit në Grupin B.

Edhe pse diferenca nga vendi i dytë që ruhet nga Bylis është plot 7 pikë, trajneri brazilian kërkon siguri, pasi Bylisi ka një ndeshje më pak dhe kjo kthen në detyrim fitoren për Tiranën për tu dhënë mundësinë kryeqytetasve të marrin më të mirën nga sfida e sotme për tu rikthyer në shtëpi të qetë.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga