Skënderbeu po bën disa “goditje” radhazi në merkaton e verës, ku nga pankina e deri te lojtari më i panevojshëm po vihen në lëvizje, apo më saktë në riciklim në klubin që ka fituar 6 tituj kampionë radhazi. Por, ky vit nuk është si i viteve të tjerë, ku entuziazmi ka qenë përherë i lartë dhe motivimi për në kompeticionet europiane vinte vetvetiu te bardhekuqtë.
[caption id="attachment_4717" align="alignleft" width="300"] Skënderbeu në Europa League[/caption]
Çështja e trukimit të ndeshjeve mban pezull korçarët, të cilët janë njohur edhe me kundërshtarin që do të kenë përballë në raundin e dytë të Champions League. Por, përpara se të shkojnë kundër Ferencvarosh, Skënderbeu do të presë vendimin e CAS-it. Më 5 korrik do të zhvillohet gjyqi përfundimtar, ndërsa 24 orë më vonë do të dalë përgjigja përfundimtare. Deri atëherë, korçarëve iu duhet që të mbajnë frymën dhe të kryqëzojnë gishtat për të shpresuar se nuk do të penalizohen.