
Florentino Perez po mendon për të bërë një goditje të madhe në merkaton e kësaj vere për të kënaqur tifozët dhe trajnerin Zidan.
Presidenti i Real Madrid ka piketuar 3 emra mes të cilëve pritet të zgjedhë një prej tyre. Marko Verrati i PSG i cili kushton 60 milion euro, Dele Alli i Totenhem i cili kushton 45 milion euro ose Eden Hazard i Çelsit i cili kushton rreth 75 milion euro.
Verrati është një mesfushor i ri me cilësi dhe personalitet shumë të madh në fushë, ndërsa Alli shikohet si një nga talentet më të mëdha të futbollit anglez. Nga ana tjetër Hazard është parë gjithnjë si një lojtar më të gjitha mundësitë për të arritur në nivelet e Mesit apo Ronaldos.
Poll