
Roony Bardghji
Barcelona ka shtuar kualitetin në repartin ofensiv me një transferim pak më parë. Bëhet fjalë për Roony Bardghji i cili është blerja më e re e katalanasve në këtë merkato verore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Barcelona nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit. Sulmuesi i cili vjen nga Copenhagen ka firmosur një kontratë me spanjollët deri në qershor të vitit 2029.
Roony Bardghji është një sulmues i krahut të djathtë, i cili është transferuar fillimisht në ekipin e dytë të Barcelonës. Premisat e 19-vjeçarit janë që të zëvendësojë Yamalin në ekipin e parë.
View this post on Instagram
Poll