Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Zbulohen arsyet që e shtynë Berishën të lëvizte nga Anzhi tek Tereku

Shkruar nga NEWSPORT
Zbulohen arsyet që e shtynë Berishën të lëvizte nga

Pas largimit të Bernard Berishës nga Anzhi tek Terek Grozny, është mësuar dhe arsyeja e largimit të këtij të fundit, në ekipin ku luajnë dhe dy futbollistë të tjerë të kombëtares, Bekim Balaj dhe Odise Roshi.

Mediet ruse kanë zbuluar arsyen e largimit të tij nga ekipi i Anzhit. Mësohet se Berisha është larguar për shkak të problemeve financiare të skuadrës nga Dagestani. Gjendja e vështirë e klubit, ka detyruar drejtuesit të marrin vendime të vështira, siç ishte dhe largimi i Berishës.

Po sipas medieve ruse, shqiptari nuk do të jetë largimi i fundit që do të ndodhëm, pasi priten dhe largime të tjera, si braziliani Xandao apo fantazisti Iliçeviç, ndërkohë që në bisedime është dhe e ardhmja e trajnerit Pavel Vrba, që nuk dihet nëse do të pranojë të vazhdojnë me një rrogë më të ulët apo do të largohet nga drejtimi i ekipit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga